Aktualitet Punonjësi “hero” përplaset me grabitësin me armë në Durrës dhe ndihmon policinë...

Punonjësi “hero” përplaset me grabitësin me armë në Durrës dhe ndihmon policinë ta arrestojë (VIDEO)

Ky është momenti kur ky 20-vjeçar, i maskuar e me pistoletë në dorë futet për të vjedhur në një market në Durrës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:50, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar.

Autori, i identifikuar si Kristjan Prenga i drejtohet menjëherë kasës për të marrë paratë, por përballet me këtë punonjës, i cili ndonëse 20-vjeçari kishte pistoletë në dorë, përplaset me të.

Për sekonda të tëra autori tenton ta largojë me duar, por punonjësi nuk trembet dhe vijon të qëndrojë aty duke mos e lejuar të marrë asnjë qindarkë.

E jo vetëm kaq, por e gjithë kjo kohë e fituar nga “përleshja” bëri që policia ta gjente ende brenda 20-vjeçarin, i cili jo vetëm dështoi me sukses ta kryente grabitjen, por u arrestua në flagrancë.