Policia e Beratit ka arrestuar një 45-vjeçare, me iniciale V.S, investitoren e objektit ku një ditë më parë një punonjës humbi jetën pasi e zuri poshtë një masiv guri që u shkëput nga zona e kalasë.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim administratori dhe drejtuesja teknike e firmës së ndërtimit që kryente rikonstruksionin, përkatësisht shtetasin Ç. H., 53 vjeç dhe shtetasen I. Ç., 41 vjeçe.
“Nga hetimet e deritanishme rezulton se shtetasi G. S. punonte i paregjistruar në organet tatimore. Ai e ka humbur jetën si pasojë e shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë. Gjithashtu, rezulton se këta 3 shtetas kanë tentuar të pengojnë zbulimin e së vërtetës, duke fshehur identitetin e shtetasve përgjegjës për punimet”, tha policia.
Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.