Një 42-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia për trafik droge, është arrestuar nga Policia e Durrësit. Bëhet fjalë për Julian Mandija, i cili edhe pse në kërkim ndërkombëtar, “nën hundën” e autoriteteve punonte si doganier në Portin e Durrësit.
42-vjeçari Mandija kërkohet nga autoritetet italiane për trafik të lëndëve narkotike. Gjykata e Apelit në Aquila të Italisë e ka dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim.
Mandija mbahej nën vëzhgim nga policia shqiptare dhe u arrestua në vendin e tij të punës, në Portin e Durrësit. Ai do të ekstradohet në Itali nga Interpol Tirana për llogari të autoriteteve italiane.