Nga Aurenc Bebja*, Francë
“Le Populaire” ka botuar, me 17 prill 1939, në ballinë, një shkrim në lidhje me demonstratën e shqiptarëve të Amerikës ndaj pushtimit të Shqipërisë asokohe nga Italia fashiste, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Demonstrata anti-italiane në Shtetet e Bashkuara
Nju-Jork, 16 prill.
Dyqind shqiptarë që banojnë në Amerikë hynë në konsullatën e përgjithshme italiane në grupe prej njëzet vetash me pankarta që denonconin ndërhyrjen italiane në Shqipëri.
Ata paraqitën rezolutën e mëposhtme:
“Asnjëherë nuk do të nënshtrohemi me zemër ndaj zhdukjes brutale të pavarësisë sonë, por do të vazhdojmë të luftojmë.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania