Kulturë Pushtimi i Ukrainës, balerina e famshme ruse braktis Balshoy-n: Më vjen turp

Pushtimi i Ukrainës, balerina e famshme ruse braktis Balshoy-n: Më vjen turp

Balerina kryesore e Balshoy-it, teatrit të famshëm rus, Olga Smirnova, e braktisi atë për t’iu bashkuar Baletit Kombëtar Holandez në Amsterdam, duke u bërë balerina e parë ruse që ndërmori këtë hap pas pushtimit të Ukrainës.

“Smirnova ishte shumë e qartë në kritikën e saj të fundit për pushtimin rus të Ukrainës, gjë që e bën të vështirë për të punën në vendin e saj të lindjes”, tha Baleti Kombëtar Holandez në një deklaratë për shtyp të lëshuar sot.

“Duhet të jem e sinqertë dhe të them se jam kundër luftës me gjithë shpirt. Kurrë nuk e kam menduar se mund të turpërohem për Rusinë, por sot ndihem sikur ka një para dhe një pas”, shkroi primabalerina 30-vjeçare në një postim në Telegram në fillim të këtij muaji.

“Ne mund të mos jemi në qendër të konfliktit ushtarak, por nuk mund të qëndrojmë indiferentë përballë kësaj katastrofe globale”, shtoi ai.

Sipas një deklarate të Baletit Kombëtar Holandez, balerina, gjyshi i së cilës është ukrainas, tha se kishte kohë që mendonte të largohej nga Balshoi, por “situata aktuale e ka përshpejtuar të gjithë procesin”.

Balerinët e huaj rusë kanë njoftuar largimin e tyre në shenjë solidariteti me viktimat e konfliktit në Ukrainë, por Smirnova është balerina e parë ruse që e bën këtë në publik.