Italia hyri në fazën e dytë të planit për menaxhimin e krizës së koronavirusit, pas dy muajsh kufizimesh të ashpra.
Por me nisjen e lehtësimeve të kufizimeve, nga të rinjtë e deri tek të moshuarit patën mundësinë që të takojnë sërish të afërmit e tyre.
Ritakim pas më shumë se dy muajsh
Mediat italiane kanë publikuar edhe disa foto nga Napoli, ku çiftet, janë parë në rrugët e sheshet e vendit duke u ritakuar me mall, duke u puthur e përqafuar me njëri-tjetrin.