Bota Putin flet për vaksinën kundër Covid-19: Pse u vaksinua vajza ime

Putin flet për vaksinën kundër Covid-19: Pse u vaksinua vajza ime

Vajza e Vladimir Putinit e bëri vaksinën kundër Covid-19 me mendjen e saj, ka zbuluar babai i saj. Ai tha: “Ajo është në kontakt me shumë njerëz, është e rëndësishme që ajo të ndjehet e mbrojtur për të punuar sa më normal.”

Presidenti rus hodhi dritë mbi mënyrën se si funksionon vaksina premtuese gjatë një interviste në kanalin ‘Rossiya 1’ të enjten.

“Ne kemi kaluar prova para-klinike dhe klinike te kafshët dhe vullnetarët. Është e qartë sot për specialistët tanë se kjo vaksinë jep një imunitet të qëndrueshëm, antitrupat shfaqen, ashtu si bënë në rastin e vajzës sime dhe janë të padëmshëm. Faleminderit Zotit, vajza ime po ndihet mirë”,– tha shefi i Kremlinit.

Ai u pyet nga gazetari nëse e bija ishte këshilluar me të para se të imunizohej.

“Ajo është e rritur, ajo vetëm tha se kishte marrë një vendim të tillë” – u përgjigj presidenti, duke sqaruar gjithashtu se vajza e tij e kishte bërë këtë ‘si vullnetare’.

Injeksioni nuk shkaktoi shumë efekte të dëmshme, përsëriti Putin. Vajza e tij kishte ‘një temperaturë prej 38.4 ditën e parë’, pastaj në ditën e dytë ishte ‘mbi 37’. Më pas çdo gjë ishte normale.

Vaksina e parë ruse kundër koronavirusit Sputnik V, zhvilluar nga Instituti i Kërkimeve Gamaleya në epidemiologji dhe mikrobiologji, ka filluar të mbërrijë në spitale, deklaroi ministri rus i Shëndetësisë Mikkhail Murashko.