Bota Putin gjen një tjetër “fajtor” për Ukrainën, arreston gjeneralin  e Gardës

Putin gjen një tjetër “fajtor” për Ukrainën, arreston gjeneralin  e Gardës

Dështim i Rusisë në Ukrainë po sjell dhe “viktima” në Moskë dhe jo vetëm në frontin e luftës.

Pas dy drejtuesve të lartë të FSB-së, këtë herë ka qenë radha e zv.Drejtorit të Gardës Kombëtare rusë, Roman Gavrilov, që të përfundojë në pranga.

Gazetari investigativ, Gristo Grozev, përmes një njoftimi në Tëitter bën me dije se burime të pavarura njoftojnë se është arrestuar zëvëndësshefi i Gardës Kombëtare Ruse, Roman Gavrilov.

“Tri burime të pavarura raportojnë se gjenerali Roman Gavrilov, zëvendëskomandanti i Gardës Ruse (pjesë e ushtrisë së brendshme të Federatës Ruse, e cila pësoi viktima të rënda në Ukrainë), është arrestuar nga FSB. Gavrilov ka punuar edhe në të kaluarën në Gardën Presidenciale, domethënë në sigurinë personale të Putinit”, tha Grozev.

Arsyet e arrestimit të Gavrilov ende nuk dihen, por burimet aludojnë se një nga arsyet është shpërdorimi i naftës, çka solli dhe ngecjen e tankeve ruse gjatë mësymjes së tyre në Ukrainë.