Lideri rus do të vaksinohet nesër, ndërkohë sulmon BE-në. Por replika e Brukselit është e menjëhershme: “Marrëdhëniet e tij me ne janë në minimum”. Ekspertët e EMA-s në Rusi më 10 prill
“Bashkimi Europian (nëpërmjet Komisionerit e Tregtinë e Brendshme në BE, Thierry Breton) tha se nuk kanë nevojë për vaksinën Sputnik V? Sepse po mbron interesat e disa kompanive dhe jo njerëzit”. Vladimir Putin, që do të vaksinohet nesër kundër koronavirusit, sulmon drejtpërdrejt Brukselin gjatë një takimi me përfaqësues të industrisë farmaceutike ruse.
Përgjigjja e Brukselit ishte e menjëhershme. Gjatë një telefonate me liderin rus, presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka nënvizuar se “marrëdhëniet mes BE-së dhe Rusisë janë në një pikë të ulët” dhe se për momentin “ka shumë mosdakordësi në shumë fusha”.
Linja e Europës është e qartë: marrëdhëniet me Rusinë mund të marrin një drejtim tjetër vetëm nëse regjistrohen progrese të vazhdueshme mbi çështje si “zbatimi i marrëveshjeve të Minskut, dhënia e fund e sulmeve hibride dhe informatike ndaj shteteve anëtare dhe respektimi i të drejtave njerëzore”. Dhe pikërisht për pikën e fundit, presidenti i Këshillit të BE i ka përsëritur apelin Putinit që “të lirojë Alexei Navalny” dhe “të procedojë një hetim transparente mbi atentatin ndaj opozitarit rus”.
Ndërkohë, EMA po ecën përpara mbi Sputnik V, vaksinën ruse anti-Covid, me vlerësimin e të dhënave të disponueshme dhe inspektimin e fabrikave prodhuese. Një grup ekspertësh priten në Rusi 10 prillin e ardhshëm. “Në fund të muajit do të bëjmë një përmbledhje të situatës dhe do të kuptojmë më mirë mundësitë e një autorizimi potencial, nëse të dhënat do ta mbështesin”, deklaroi për Adnkronos Marco Cavaleri, përgjegjës i Vaksinave dhe Produkteve terapeutike për Covid-19 i Agjencisë Europiane të Barnave.