Vladimir Putin, ditët e fundit, ka zhvendosur anëtarët e familjes së tij në një qytet nëntokësor në Siberi. Lajmi është publikuar në Daily Mail, që citon një profesor rus.
Sipas shkencëtarit politik rus, Valery Solovey, bunkeri luksoz i teknologjisë së lartë ndodhet në malet Altai dhe është projektuar për mbrojtje në rast lufte bërthamore.
Dikur profesor në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë (MGIMO), ku morën pjesë diplomatë dhe spiunë të lartë të ardhshëm, Solovey ka pretenduar më parë se Putin vuante nga probleme mjekësore të fshehura nga publiku rus dhe ka marrë pjesë në rituale të çuditshme sekrete shamanike, së bashku me ministrin e tij të Mbrojtjes, Sergey Shoigu.
Disa në Moskë e hedhin poshtë profesorin Solovey, duke e cilësuar atë një teoricien konspirativ apo mashtrues, por vetëm javën e kaluar ai u mor në pyetje për shtatë orë nga autoritetet ruse për shkak të pretendimeve që ai bëri për gjendjen mjekësore dhe mendore të Putinit në një faqe Telegram, ku ai operon.
Shtëpia e tij u kontrollua dhe u sekuestruan disa sende elektronike. Solovey u lirua më pas, por çështja nuk është mbyllur.
Pretendimi vjen, ndërsa Rusia godet Kievin dhe Kharkivin me sulme raketore, duke çuar në akuza se Putini po kryen krime lufte duke vendosur bomba shkatërruese mbi civilët e pafajshëm.