Deputeti i bundestagut gjerman, Adis Amhetoviç thotë se protestat e zhvilluara së fundmi në Shkup, mbështeten nga Moska.
Në një deklaratë për mediat në Tiranë, pyetur nga Euronews Albania, Ahmetoviç deklaroi se presidenti rus, Vladimir Putin ka interes për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut.
Ndaj sipas tij, Bashkimi Evropian duhet të mbrojë politikisht qeverinë aktuale.
“Po të shohim demonstratat në Maqedoninë e Veriut, këto mbështeten edhe nga Moska, pra ka mbështetje për opozitën. Putini ka shumë interes për të destabilizuar Maqedoninë e Veriut dhe ndoshta të çojë në ndryshim regjimi në Maqedoninë e Veriut, kështu që na duhet ta mbrojmë qeverinë në Maqedoninë e Veriut, ta mbështesim politikisht”, tha ai.
Sipas tij, Putin synon destabilizimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor.
“Pas një situate të re në botë, por edhe kështu edhe në Evropë, Putini dhe Rusia bënë diçka, destabilizuan Lindjen e Evropës. Putini po kështu ka edhe një plan tjetër, të destabilizojë Evropën Juglindore, pra Ballkanin Perëndimor”, theksoi Ahmetoviç.