Rusët votojnë sot ne referendumin për reformimin e kushtetutës. Synimi kryesor është që presidentit Vladimir Putin, t’i mundësohet qëndrimi në pushtet edhe për dy mandate të tjera, pra deri në vitin 2036.
Referendumi ishte parashikuar të mbahej me 1 korrik, por autoritetet i hapën qendrat e votimit një javë më herët për të shmangur grumbullimin e shumë personave në një vend, masë kjo e domosdoshme për shkak të pandemisë.
Lideri opozitar, Aleksei Navalni tha se ndryshimet kushtetuese do t’i mundësojnë Putin që të jetë president i përjetshëm i Rusisë.
Megjithatë shefi i Kremlinit pretendon se ato do të garantojnë stabilitetin e vendit. Përveç mandatit të Putin, rusët votojnë edhe për ndalimin e martesave të së njëjtës gjini dhe për përfshirjen e besimit në Zot në kushtetutë.