Presidenti rus Vladimir Putin deklaron se sistemi i vjetëruar i një bote unipolare ka marrë fund dhe rendi i ri botëror po e zëvendëson me vrull.
Duke folur në një forum ekonomik të lindjes, ku përfshihet Rusia dhe ekonomitë më të mëdha të Azisë, shefi i Kremlinit deklaroi se ka ardhur koha që çdo popull të zgjedhë vetë rrugën e tij sovrane të zhvillimit.
“Modeli i vjetruar unipolar po zëvendësohet nga një rend i ri botëror, i bazuar në parimet themelore të drejtësisë dhe barazisë, njohjes të së drejtës së çdo shteti dhe populli për të zgjedhur rrugën e tij sovrane të zhvillimit. Pikërisht në rajonin Azi-Paqësor po formohen qendra të fuqishme politike dhe ekonomike, të cilat veprojnë si forca lëvizëse e këtij procesi të pakthyeshëm”, tha ai.
Putin deklaroi se është kënaqësi të shohësh se si po forcohet dhe po fiton vrull, bashkëpunimi i drejtpërdrejtë dypalësh midis shteteve të Azi-Paqësorit, si edhe kooperimi i tyre në kuadrin e unioneve me ndikim të tilla, si Komuniteti Ekonomik Euroaziatik, SCO, BRICS, APEC, ASEAN.