Bota Putin ndalon import-eksportet me disa shtete: Lista gati brenda 2 javësh

Putin ndalon import-eksportet me disa shtete: Lista gati brenda 2 javësh

Ndërkohë që Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA pritet të votojë për të ndaluar importet e naftës nga Rusia, një dekret i nënshkruar sot nga presidenti rus Vladimir Putin mandaton qeverinë ruse të hartojë brenda dy javësh një listë të vendeve që duhet t’u ndalohen importet dhe eksportet nga Rusia.

Agjenci e lajmeve Tass raporton se këto lëvizje të presidentit Putin për të ndaluar eksportet dhe importet bëhet me qëllim “për të mbrojtur sigurinë e Rusisë”.

Ndërkohë sipas Interfax, ndalimi do të prekë produktet e gatshme dhe lëndët e para.

Dekreti i firmosur nga Putin është mjaft i paqartë për arsyen që të turbullojë Perëndimin, por nëse bllokon naftën dhe gazin nga varet Europa duket e pamundur pasi vetë Rusia do të humbiste miliarda euro.

Më herët Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën embargo totale ndaj naftës, gazit dhe qymyrit të Rusisë. Ndërkohë, Bashkimi Europian prezantoi planin për ndërprerje të varësisë nga gazi rus.