Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka paralajmëruar mundësinë e një sulmi global ndaj Koresë së Veriut, për të çarmatosur shtetin komunist.
“A mundet dikush që të nisë një sulm global? Mundet. A do të arrijë objektivat? Është e paqartë”, u shpreh Putin duke shtuar se Koreja e Veriore është vendi më i izoluar i botës dhe askush nuk di gjithçka për të.
Ai shtoi se personalisht nuk ka “100% dijeni” për synimet e Koresë Veriore pasi është një shtet i mbyllur.
Këto deklarata, Presidenti rus i bëri në Forumin Ndërkombëtar të Efiçenës së Energjisë 2017.
Sipas Putinit, retorika e ashpër dhe presioni që po bëhet kundër Penianit nga ndërkombëtarët, i japin më shumë pushtet udhëheqjes së Koresë së Veriut.
SHBA ka kërcënuar disa herë me luftë shtetin komunist, dhe e anasjelltas.
Së fundmi, Presidenti Trump ka deklaruar se është e kotë të negociosh me diktatorin Kim Jong Un, të cilin kreu i Shtëpisë së Bardhë e quan “njeriu raketë”