Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dha një mesazh shumë emocional në përkujtim të 77-vjetorit të “Ditës së Fitores”, kur mori fund Lufta e Dytë Botërore me mposhtjen e nazistëve nga ushtria e ish-Bashkimit Sovjetik.
“Do ta fitojmë këtë luftë”, u shpreh Zelensky duke e konsideruar Putinin një të çmendur që po përsërit masakrat e Hitlerit.
“Në ditën e fitores ndaj nazizmit po luftojmë për një fitore të re. Rruga drejt saj është e vështirë, por nuk kemi dyshim se do të fitojmë. Cili është avantazhi ynë ndaj armikut? Ne jemi më të zgjuar me një libër. Ky është libri shkollor i historisë së Ukrainës. Ne nuk do ta njihnim pikëllimin nëse të gjithë armiqtë tanë do të mund të lexonin dhe të nxirrnin përfundimet e duhura. Ne po luftojmë për lirinë e fëmijëve tanë dhe prandaj do të fitojmë. Nuk do të harrojmë kurrë atë që bënë paraardhësit tanë në Luftën e Dytë Botërore. Ku vdiqën më shumë se tetë milionë ukrainas dhe çdo i pesti ukrainas nuk u kthye në shtëpi. Lufta mori të paktën 50 milion jetë. Nuk themi ‘mund ta përsërisim’. Sepse vetëm një i çmendur mund të dojë të përsërisë 2194 ditët e luftës. Ai që tashmë po përsërit krimet e tmerrshme të të gjithë regjimit të Hitlerit dhe po kopjon çdo gjë që ata bënë, është i mallkuar. Sepse ai u mallkua nga miliona paraardhës kur filloi të imitonte vrasësin e tyre. Dhe kjo është arsyeja pse ai ka humbur gjithçka. Dhe shumë shpejt do të ketë dy Ditë Fitoreje në Ukrainë. Dhe dikush do të mbetet me asnjë. Ne fituam atëherë, do të fitojmë dhe tani.”