Bota Putin shtyn paradën në vitin jubilar: Dita e Fitores është e shenjtë,...

Putin shtyn paradën në vitin jubilar: Dita e Fitores është e shenjtë, por edhe jeta e njeriut

Dita e Fitores është një nga festat më të rëndësishme në Rusi. E karakterizuar nga parada ushtarake madhështore në Sheshin e Kuq të Moskës, ku shpesh herë presidenti Vladimir Putin ka treguar “muskujt” duke treguar armët e tij më moderne, data kujton pikërisht fitoren ndaj forcave nazi-fashiste gjatë luftës së Dytë Botërore.

Këtë vit, për më shumë, eventit i shtohej përgjegjësia e vitit jubilar, 75-vjetori i tij. Por provat e pafundme të trupave ushtarake gjatë muajve të fundit do të shkojnë dëm, për momentin, sepse ceremonia do të shtyhet për shkak të një armiku të padukshëm si koronavirusi.

Vendimin e zyrtarizoi vetë presidenti rus, i cili shtoi se “ishte e vështirë zgjedhja midis një përulje ndaj një dite të shënuar dhe mbrojtja e jetës të çdo personi, që mbetet diçka  e shenjtë”.

Vendimi u mor në një kohë kur rastet e COVID-19 në Rusi po rriten në mënyrë dramatike, me 4069 raste të reja 24 orët e fundit, dhe 45 viktima zyrtare.

Ceremonia sipas burimeve mund të shtyhet më 24 qershor, data ku u celebrua herën e parë në 1945 nga admirali Zhukov, ose më 3 shtator, dita e përfundimit të Luftës së Dytë.