Risia synon të nisë vaksinimin në masë të popullatës kundër Covid-19 deri në fund të vitit.
Kjo u bë e ditur nga presidenti, Valdimir Putin, i cili tha se një gjë e tillë nuk është bërë ende pasi po hasen vështirësi në prodhimin e dozave nga mungesa e pajisjeve.
“Vaksina jonë funksionon në mënyrë perfekte”, tha Putin. Rusia po teston aktualisht vaksinën e saj eksperimentale, të njohur si “Sputnik V”, në 40 mijë qytetarë.
Gjithashtu, ka nisur vaksinimin e punonjësve të shëndetësisë që janë në frontin e parë, megjithatë shifrat janë të ulëta.
Zyrtarët rusë u detyruan të ulnin parashikimin e tyre për prodhimin e dozave të vaksinës për këtë vit, nga 30 milionë në vetëm 2 milionë.
Putin kritikoi dhe punën kërkimore të Universitetit të Oksfordit dhe kompanisë AstraZeneca për vaksinën ndaj Covid-19, duke thënë se përdor për bazë një virus të shimpanzeve në vend të një virusi të hasur te njeriu.