Ndërkohë që Koreja e Veriut i premton opinionit publik “dhurata” për Krishtlindje, Rusia i paraprin ato duke deklaruar se versioni tokësor i një gjenerate të re raketash po testohet, duke mundësuar për herë të parë një epërsi ushtarake ruse në një teknologji që forcat e rivalit të përhershëm amerikan ende nuk kanë zhvilluar.
Bëhet fjalë për raketën supersonike 3M22 Zirkon, që me rrezen e saj deri në 1000 kilometra dhe shpejtësinë deri në Mach 9, premton të jetë i pakapshëm nga çdo radar i vendeve perëndimore.
Testimet supersekrete për ketë armë kanë filluar në 2012, por sipas burimeve vetëm në 2016 at kanë dhënë përgjigje pozitive. Në shkurtin e 2019, vetë Putin e zyrtarizoi testimin e suksesshme nga ajri dhe deti.
Por ditën të martën gjatë një takimi me krerët e ushtrisë ruse, presidenti Putin njoftoi se është pothuajse gati edhe versioni tokësor i raketës.
Edhe Shtetet e Bashkuara po punojnë për një teknologji të tillë, por deri më tani nuk ka patur asnjë njoftim zyrtar mbi përparime domethënëse në këtë.
Zircon me shpejtësinë e tij krijon një ”mburojë” dhe sipas krijuesve të tij e zhduk edhe nga radarët më te sofistikuar të forcave NATO, ndërkohë që raketa mund të komandohet edhe me distancë, duke ndërruar drejtimin fillestar.