Presidenti rus Vladimir Putin dyshohet se ka kancer tiroide. Këto zëra kanë qarkulluar prej disa kohësh për një sëmundje të mundshme që ka prekur Presidentin rus, por në orët e fundit, ajo që shumë e kanë quajtur një “bombë të vërtetë” ka mbërritur nga një investigim nga Proekt, i njohur gjithashtu si Agentstvo, një organ i pavarur rus, i specializuar në gazetarinë investigative.
Sipas Proekt, mjekët që kanë vizituar Putinin, për një periudhë të gjatë në të cilën ai me sa duket kishte probleme me shpinën, konfirmojnë se së fundmi është konsultuar me një specialist për kancerin e tiroides, i cili e ka vizituar 35 herë në Soçi që nga viti 2017.
Sipas faqes së pavarur të lajmeve, që nga fillimi i mandatit të parë të Putinit, Kremlini është përpjekur të fshehë informacione për shëndetin e Presidentit, edhe kur ai ra nga kali, duke e lënduar shpinën. Kjo pasi ai donte të ruante imazhin e tij si një “mashkull alfa, sportiv dhe të shëndetshëm”.
Sipas ekipit të gazetarëve, është e mundur të gjesh në internet, falë një faqeje prokurimi publik me akses falas, dokumente me emrat e mjekëve dhe datat e akomodimit të tyre në hotel për katër vjet, nga viti 2016 deri në vitin 2020, pikërisht në Soçi.
“Del qartë se mjekët kanë fluturuar në mënyrë specifike për Putin. Datat përkojnë me kohën e vizitave zyrtare të Presidentit në Socci. Otolaringologët Shcheglov dhe Igor Esakov, si dhe kirurgu Yevgeny Selivanov, janë ata që e kanë kontrolluar më të shpesh Putin. Për shembull, Shcheglov fluturoi në Soçi 59 herë në katër vjet dhe qëndroi me të për 282 ditë.
Sipas Proekt, kjo gjë shpjegon edhe faktin se pse Presidenti gjatë pandemisë Covid-19 ishte veçanërisht i kujdesshëm për të mbajtur distancën, edhe gjatë takimeve zyrtare, për të mos rrezikuar të infektohej.
Ndërkohë, Kremlini përgënjeshtron zbulimin. Zëdhënësi i Kremlinit Dmytry Peskov, sipas Prdavda Russa, ka thënë se fakti nuk është i vërtetë.