Që në fillimet e pushtimit rus, Bjellorusia u tregua bashkëpunëtorja më e madhe e Putinit në këtë agresion, i cili po vazhdon prej mw shumw se tri javës.
Edhe pse Rusia ka sulmuar Ukrainën nga territori i këtij vendi, gjithnjë e më shumë bjellorusë e shohin si brutalitet dhe pajustifikim pushtimin rus të Ukrainës dhe, pavarësisht aleancës së presidentit të tyre Aleksandër Lukashenko me Vladimir Putinin, ata po mbështesin rezistencën e ukrainasve.
Duke qenë se lufta ruso-ukrainase po zhvillohet në hapësirën mediatike, nuk është për t’u habitur që ka një numër i madh regjistrimesh, vërtetësia e të cilave nuk mund të konfirmohet gjithmonë menjëherë.
Megjithatë, rrjetet sociale u vërshuan me video të nacionalistëve dhe vullnetarëve bjellorusë që mbërritën për të ndihmuar në mbrojtjen e Kievit, por edhe qyteteve të tjera të Ukrainës, si Mariupoli më i rrezikuar. Vullnetarët bjellorusë përdorin flamuj të bardhë-kuq-bardhë, të cilët janë të ndaluar në Bjellorusi.
Nacionalistët bjellorusë, vullnetarë, i vijnë në ndihmë Ukrainës përmes Polonisë. Përveç vullnetarëve të shumtë nga jashtë, një batalion bjellorus me emrin e shkrimtarit dhe revolucionarit Konstantin Kalinowski merr pjesë në mbrojtjen e Kievit.
Përkatësisht, politikani dhe gazetari bjellorus, Franak Viachorka, ka postuar një video në Twitter ku shfaqen ushtarët, për të cilët thotë se janë vullnetarë bjellorusë që do të luftojnë për Ukrainën.
Ai tregon se një kompani vullnetarësh bjellorusë do të shkojnë në Mariupol për të luftuar kundër agresorit rus së bashku me ukrainasit.
Viachorka shtoi se bjellorusët po i bashkohen ushtrisë ukrainase masivisht, gjë që sigurisht është një befasi jo e këndshme për rusët.
The Belarusian volunteer battalion named after Kastus Kalinouski will go to Mariupol to help Ukrainian armed forces fight the Russian troops. Many Belarusians are supporting the Ukrainian army. Belarusians are massively joining the defence of Ukraine. pic.twitter.com/qphCiWb65Z
— Franak Viačorka (@franakviacorka) March 17, 2022