Mira Murati, shefja e teknologjisë së OpenAI që ka krijuar ChatGPT ka treguar bisedën që nëna e saj ka realizuar me sistemin e Inteligjencës Artificiale.
Një video që është rishfaqur në platformën X, e cila është shkëputur nga dalja e saj gjatë Cannes Lions Festival që u mbajt në qershor të këtij viti, është bërë virale tashmë.
Mira tregon se nëna e saj, e cila jeton në Itali po përpiqej të përdorte sistemin.
Motra e Mirës ia ka shpjeguar si mund ta bënte duke i thënë se mund ta pyeste për gjithçka, edhe në shqip.
Por ajo që pasoi më tej ishte shqetësimi që kanë në përgjithësi nënat shqiptare.
“Kur do të martohet Mira?”, i është drejtuar nëna e saj ChatGPT.
“Mama, nuk mund të bëjë mrekulli. Është vetëm inteligjencë artificiale”, ia ka kthyer motra e Mirës.
“Mama tipike shqiptare”, e kanë cilësuar komentet këtë episod.
OpenAI’s Mira Murati says the first time her mother used ChatGPT she asked it, “When will Mira get married?” pic.twitter.com/9gNRvrjA6p
— Tsarathustra (@tsarnick) September 3, 2024