Policia ka bërë të mundur arrestimin e 57-vjeçarit i cili mbrëmjen e kësaj të shtune ka vrarë nipin e tij 41-vjeçarin Julian Halili.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Halil të Fushë Krujës ku 57-vjeçari Shkëlqim Halili, ka vrarë me armë zjarri në hyrje të banesës së tij nipin.
Dyshohet se shkak i kësaj ngjarje të rëndë është një konflikt i ndodhur dy javë më parë, mes dy familjeve. Menjëherë pas ngjarjes ai është larguar, por uniformat blu kanë arritur që të lokalizojnë vendndodhjen dhe të bëjnë të mundur kapjen e tij, ndërsa vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Kjo vrasje tregon dhe njëherë se qarku i Durrësit ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa policia po mjaftohet vetëm me komunikata. Që nga atentati para disa muajsh ndaj prokurorit Arjan Ndoj me një të vrarë deri numëron mbi 7 viktima dhe disa të plagosur, pa llogaritur krimet e tjera. Përgjegjësia bie pikërisht mbi drejtuesit e policisë së këtij qarku që pas pandemisë së koronavirusit duhet të mendojnë dorëheqjen.