Shija jonë për artin e bukur mund të zhvillohet që në moshë shumë të hershme, thonë studiuesit, pasi zbuluan se edhe foshnjat katërmuajshe mund të demonstrojnë preferenca artistike.
Kur u shfaqën peizazhe nga piktori holandez postimpresionist, Vincent van Gogh, psikologët në Universitetin e Surrey-t zbuluan se si foshnjat ashtu edhe të rriturit preferonin kryesisht të njëjtat piktura, dhe ajo me kërcellin e misrit të gjelbër (1888) rezulton të jetë më e popullarizuara.
Ekipi në Universitetin e Sussex Baby Lab zbuloi gjithashtu se foshnjave u pëlqenin pikturat që kishin më shumë cepa – të tilla si ato me gjethe ose degë – dhe linja të lakuara.
Në gjetjet e tyre, të botuara në ”Jourbal of vision”, studiuesit thanë se aspektet e preferencave artistike mund të ndërlidhen që në moshë të hershme.
Philip McAdams, një studiues i doktoraturës në Universitetin e Sussex-it dhe autori kryesor i studimit tha se “ishte magjepsëse të zbuloje se foshnjat reagojnë ndaj blloqeve bazë të ndërtimit të pikturave, si skajet dhe ngjyrat, dhe se këto veti mund të shpjegojnë sasi të mëdha të arsyeve pse foshnjat shikojnë dhe të rriturve u pëlqejnë vepra të veçanta artistike”.
“Studimi ynë gjithashtu duket se ka identifikuar tipare të estetikës së të rriturve që mund të gjurmohen në paragjykimet shqisore që në foshnjëri. Gjetjet tona tregojnë se sistemet vizuale dhe preferencat vizuale të foshnjave janë më të sofistikuara sesa mendohet zakonisht”, theksoi ai.
Piktura më e preferuar e Van Gogut ishte “Green Corn Stalks” ndërsa më pak e preferuara ishte “Olive Grove”.
Studiuesit gjetën gjithashtu dallime të vogla në shijet artistike midis të rriturve dhe foshnjave.