Bota “Qëllimet tona në Ukrainë janë fisnike”, Putin: Nuk kishim zgjidhje tjetër

“Qëllimet tona në Ukrainë janë fisnike”, Putin: Nuk kishim zgjidhje tjetër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se operacioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë do të arrijë patjetër ato që i quajti qëllimet e tij “fisnike”.

“Objektivat janë absolutisht të qarta, ato janë fisnike,” tha Putin në fjalën e mbajtur në portin kozmik Vostochny në një ceremoni të lidhur me Ditën e Kozmonautikës së Rusisë.

Putin është cituar të thotë se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç nisjes së një operacioni ushtarak për të mbrojtur Rusinë.

Gjithashtu, sipas Reuters, Presidenti i Rusisë shtoi se përplasja me forcat anti-ruse ishte e pashmangshme dhe se ishte vetëm çështje kohe që kjo gjë të ndodhte.

Më tej, Putin ka theksuar se Rusia nuk ka në plan të izolohet nga pjesa tjetër e botës, ndërkohë që forcat ruse po veprojnë me trimëri dhe eficencë në Ukrainë.

Ai shtoi se Rusia nuk mund të toleronte më gjenocidin ndaj rusishtfolësve në rajonin e Donbasit.