Një lokal është qëlluar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në qytetin e Shkodrës.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Dobraçit pranë rrethrrotullimit të ‘5 Heronjve”. Nga të shtënat me armë nuk ka raportime për persona të lënduar.
Lokali drejt të cilit u qëllua me armë është në pronësi të një efektivi të forcave “Shqiponja”, i quajtur A.Pjetri.
Pas marrjes së njoftimit, policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e këtij krimi, si dhe për identifikimin dhe arrestimin e autorit.
Informacioni paraprak i Policisë së Shkodrës:
Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit A. P.
Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.
Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.