Efektivët e policisë në Malësinë e Madhe janë përballur me një situatë tepër të rrezikshme gjatë një operacioni për zbulimin dhe asgjësimin e parcelave me kanabis sativa.
Teksa po i afroheshin një parcele më bimë narkotike në Repisht, një person i armatosur ka qëlluar me armë në drejtim të policisë.
Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka të lënduar, teksa në vendngjarje janë nisur trupat e FNSH dhe Renea.
Personi që qëlloi ndaj policisë ende nuk është identifikuar, ndërkohë që policia po rrethon zonën për të mundësuar kapjen e tij.