Të shtëna me armë zjarri janë raportuar rreth orës 17:40 pranë rrethrrotullimit të Vorës.
Sipas policisë, ka patur konflikt mes dy palëve.
Nga njëra anë ishin dy persona që udhëtonin me një makinë “Volkswagen Golf 5”, A.G. 25 vjeç dhe E.L. 39 vjeç dhe nga ana tjetër ishte 31-vjeçari J.L. që lëvizte me një makinë BMW.
Gjatë konfliktit, nga automjeti tip BMW dyshohet se u qëllua një herë me armë në ajër.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk ka persona të lënduar.
Policia ka shpallur në kërkim drejtuesin e BMW-së, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.