Policia ka vënë në pranga në 20-vjeçar, i cili pas konfliktit për motive pronësie ka qëlluar me armë zjarri drejt makinës së xhaxhait të tij, Xh. S.
Policia njofton se konflikti ka ndodhur në datën 15 nëntor, ndërsa i arrestuari është shtetasi E. S., 20 vjeç, banues në Maknor, Pezë.
Nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Sherri mes xhaxhait dhe nipit ka ndodhur pas konfliktit lidhur me pronësinë e një trualli. Konflikti ka degjeneruar edhe më shumë kur Xh.S kishte dhunuar fizikisht mbesën e tij, motrën e E.S.