Ndërron jetë në spital Henri Haxhiaj, gardisti i cili qëlloi veten me armë zjarri këtë të martë në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë mesditës, në “Qytetin Studenti”.
Gardisti 37-vjeçar ndodhej në banesën e tij kur u vetëplagos me armën e shërbimit. Ai u dërgua në spital për ndihmë mjekësore, por nuk mundi t’i mbijetonte plagës së marrë dhe ndërroi jetë gjatë orëve të mbrëmjes.
Familjarët e tij janë shprehur se 37-vjeçari vuante nga depresioni. Megjithatë do të jenë hetimet e Policisë së Tiranës që pritet të zbardhin shkaqet e plota të ngjarjes së rëndë.
Haxhiaj mësohet se ishte i punësuar pranë Gardës së Republikës prej disa vitesh.