Policia në Teksas është vënë në kërkim të një personi i cili akuzohet se ka qëlluar me armë një berber, pas një debati mbi modelin e flokëve të djalit të tij 13-vjeçar.
Efektivët e zyrës së Sherifit në Kontenë Harris u njoftuan të shtunën se një punonjës i dyqanit ishte qëlluar me armë rreth orës 5 pasdite nga një klient, i cili ishte larguar më pas. Hetuesit i thanë KPRC, një televizioni lokal, partner të CNN se debati që kishte sjellë reagimin ekstrem ishte zhvilluar për mënyrën se si i ishin prerë flokët djalit të të dyshuarit.
“Ai kishte shkuar fillimisht në shtëpi, kur ishte kthyer berberi kishte rregulluar modelin e flokëve falas, por më pas kishte ndodhur debati. Është një nga ngjarjet më të shëmtuara që kam dëgjuar, sidomos kur mendon se ka pasur djalin e tij aty”, tha hetuesi Wallace Wyatt. Sipas raportimeve, berberi nuk ka probleme për jetën dhe është në gjendje të mirë.