Një 68-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Gjirokastër, pasi është qëlluar nga një 71 vjeçar.
Ngjarja është regjistruar në fshatin Picar, kur 71-vjeçari H.M. qëlloi me çifte në drejtim të qenit të 68-vjeçarit, S.M., por saçmat prekën këtë të fundit duke e lënë të plagosur.
S.M. u dërgua me urgjencë në spital për të marrë mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që i moshuari H.M. është dërguar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.