Një tjetër qendër masazhesh si “fole prostitucioni”. Siç bën me dije Policia, në pranga është vënë menaxherja, ndërsa është shpallur në kërkim një 29 vjeçar.
Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 29-vjeçari. Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve, procedohen penalisht 5 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Floëer”. Si rezultat i tij: u arrestua në flagrancë shtetasja M. H., 28 vjeçe, menaxhere në një qendër masazhesh; u proceduan në gjendje të lirë shtetaset E. H., 26 vjeçe, E. C., 35 vjeçe, K. O., 26 vjeçe, B. K., 25 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi L. Q., 49 vjeç, banues në Tiranë; u shpall në kërkim shtetasi M. Xh., 29 vjeç. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. Xh., administronte një qendër masazhesh, në Unazën e Re, me menaxhere shtetasen M. H., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit”.