Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Camouflage 22”, duke vënë në pranga 3 persona pasi ka zbuluar një qendër masazhesh në të cilën ushtrohej prostitucion.
Policia ka bërë të ditur se në pranga është vënë shtetasja S. H., 21 vjeçe, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
– E. Y., 26 vjeçe dhe L. V., 25 vjeç, për veprën penale “Prostitucioni”.
“Shtetasja S. H. administronte një qendër masazhesh në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në të cilën kishte punësuar shtetasen E. Y., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtronin dhe aktivitetin e kundërligjshëm të prostitucionit”, njofton policia.