Aktualitet Qëndroi 3 javë në reanimacion, Braho: Preka vdekjen, koronavirusi nuk është shaka

Qëndroi 3 javë në reanimacion, Braho: Preka vdekjen, koronavirusi nuk është shaka

Kryeinspektorja e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Vjollca Braho, ndahu në takimin me kryeministrin Edi Rama dhe Task Forcën anti-Covid eksperiencën e saj personale në lidhje me infektimin me koronavirus, ku qëndroi për 3 javë e shtruar në reanimacion.

Me lot në sy, Braho tregon se gjendja e saj u përkeqësua për shkak të koronavirusit edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese dhe për këtë arsye iu bëri thirrje të gjithë skeptikëve që ta marrin seriozisht këtë virus.

“Falënderoj mjekët për kujdesin që treguan ndaj meje dhe të gjithë personat që ishin shtruar në spitalin. Jam një dëshmi e gjallë. Pas 3 javësh në reanimacion preka vdekjen. Oksigjeni në trupin tim preku masën 40%. Dua t’iu them të gjithë skeptikëve që të gjithë duhet të luftojmë këtë infeksion të pabesë. Duhet të vazhdojmë të zbatojmë të gjitha protokollet. Nuk është një shaka. Një nga arsyet që arrita të mbijetoja është që nuk kisha sëmundje bashkëshoqëruese”, tha Braho.