Kryeministri Edi Rama u pyet sot nga gazetarët edhe për përballjen që do të ketë Partia Socialiste në zgjedhjet e 6 marsit, ku këtë herë do të ketë kundërshtar PD-në e Bashës, si dhe koalicionin Shtëpia e Lirisë, ku bën pjesë Rithemelimi e LSI.
Rama paralajmëroi për zhvillime interesante nga ky koalicion, por pa dhënë detaje.
“Unë nuk shoh filxhan, por nuk ka nevojë për të parë filxhan për ta parë përpara se të ndodhte këtë. Madje, nuk keni parë gjë akoma në këtë aspekt. Mos u çudisni dhe qëndroni të përgatitur se do të shikoni gjëra shumë më interesante se kaq në frontin e “Shtëpisë së Lirisë”, tha Rama në konferencën për mediat këtë të shtunë.