Një vajzë 29 vjeç është shkatërruar pasi mori lajmin se qeni i saj i dashur ishte prekur nga kanceri, pasi e ndihmoi atë të kalonte të njëjtën sëmundje.
Emilee Morrallis, nga Liverpool, kur ishte 24 vjeç u diagnostikua me një lloj kanceri në kockë. Pesë vjet më vonë Emilee, e cila duhej të mësonte të ecte përsëri dhe u përball me një operacion të madh dhe rindërtimin e gjymtyrëve në të dy këmbët e saj, ka thënë se qeni i saj Fin e ka ndihmuar shumë dhe ka qenë me të gjatë gjithë rrugëtimit të saj me këtë sëmundje.
“Unë kam bërë një operacion të madh për kancerin në vitin 2017 dhe më pas më është dashur të mësoj të eci përsëri. Në vitin 2019 unë duhej të bëja rindërtimin e gjymtyrëve, kështu që unë kam kaluar një kohë të mjaftueshme të palëvizshme dhe të ngecur brenda dhe qeni im ka qenë një shoqëri e mahnitshme”, ka treguar Emilee.
Emilee tha se ajo u diagnostikua për herë të parë me Olliers Disease në 2017 ku më pas iu kthye në kancer. Pasi vendosi locion për rrezet e diellit në këmbën e saj kur ishte me pushime, Emilee tha se vuri re një dëm të çuditshëm dhe ajo u vizitua tek një mjek në Qershor. Në shtator ajo tha se nuk mund të ecte dhe deri në Dhjetor ishte në morfinë. Gjatë kohës që ishte e sëmurë ajo bleu dhe qenin e saj Fin.
“Disa ditë ai ishte shoqëria ime e vetme që kisha. Ai është një shpirt kaq i lumtur dhe vërtet ngushëllues. Ka qenë shumë mbrojtës ndaj meje. Ai më ndiqte kudo për t’u siguruar që isha e sigurt dhe ai ishte një mbështetje kaq e mirë emocionale”, u shpreh ajo.
Fin u diagnostikua me një tumor primar të trurit i cili i kushtoi Emilee 2.700 paund vetëm për ta zbuluar.
Ajo shpreson të shpëtojë jetën e Finit siç ai e ka ndihmuar atë dhe ka hapur një faqe GoFundMe për të mbledhur fonde për të.
“Unë dua që ai të ketë të njëjtat opsione si unë për trajtim. Dua ta shpëtoj atë, por kurimi mund të shkojë midis 6,000 dhe 12,000$. Është shkatërruese, si mund të mos e ndihmoj unë atë, kur i nevojitet ndihma ime? Ka mundësi trajtimi në dispozicion, duke përfshirë kirurgjinë dhe rrezatimin, por ato janë të shtrenjta dhe edhe pse kemi sigurim të kafshëve shtëpiake, ka një mungesë të madhe, kështu që ne do të duhet ende të vendosim një sasi të konsiderueshme drejt trajtimit të tij”, është shprehur ajo.
Emilee tha se mbështetja që ka marrë nga familjarët dhe miqtë është shumë e madhe, ku të gjithë kanë bërë çmos për të mbledhur fonde.