Një studim i ADN-së ka treguar së “miku më i mirë i njerëzve”, qentë, janë zbutur rreth 11 mijë vite më parë ku ende njerëzit cilësoheshin si gjahtarë. Studimi tregon se kjo lloj kafshe ishte e zbutur para epokës së fundit të akullnajave.
Ky detaj konfirmon gjithashtu se qentë janë specia e parë e zbutur në tokë.
Për periudhën në fjalë, para epokës së fundit të akullnajave, qentë ishin të përhapur në të gjithë hemisferën veriore dhe ishin 5 lloje të ndryshme. Pavarësisht përhapjes së kësaj specie në Europë gjatë epokës koloniale, trashëgimtarët e 5 racave antike mbijetojnë sot në Amerikë, Azi, Afrikë dhe Oqeani.
Dr Pontus Skoglund, bashkautor i studimit dhe udhëheqës i grupit të laboratorit të Gjenomikës Antike në Institutin Crick të Londrës, tha për BBC: “Qentë janë me të vërtetë unikë. Kur të gjithë njerëzit ishin ende gjahtarë ata gjithsesi mendonin për të zbutur një mishngrënës të egër si ujku. Kjo ngre shumë pikëpyetje si përse njerëzit e bënë këtë? Si lindi ideja? Kjo është ajo për të cilën ne jemi të interesuar përfundimisht.”