Giuseppe Conte do të vijojë të jetë Kryeministër i Italisë. Qeveria e tij i mbijetoi mocionit të votëbesimit të kërkuar nga vetë Kryeministri pas largimit nga koalicioni të partisë Italia Viva të Matteo Renzit.
Në Senat, qeveria Conte mori 156 vota pro, 140 kundër dhe 16 abstenime.
Conte përfitoi nga mungesa e disa senatorëve në sallë, që e uli numrin e votave të nevojshme, aq sa ç’mori qeveria.
Atë e ndihmuan edhe dy senatorë të Forza Italia që votuan në favor të qeverisë, por që u përjashtuan nga partia e tyre.
Matteo Renzi u tërhoq nga qeveria javën e kaluar pas mosmarrëveshjeve për planin e rimëkëmbjes nga Covid-19.