Kosova Qeveria e Kosovës shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

Qeveria e Kosovës shpall organizata terroriste “Mbrojtjen Civile” dhe “Brigadën e Veriut”

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka propozuar këtë të enjte në Parlament që grupet “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut” të shpallen grupe terroriste. Këto të fundit operojnë në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Sipas ministrit, këto grupe janë identifikuar në zonat ku ka tensione nga institucionet e sigurisë dhe inteligjencës dhe rezulton se kanë kryer akte terroriste.

“Këto dy grupe përbëjnë kërcënim për Republikën e Kosovës”, thekson ai.

Sveçla shtoi më tej se aktivitetet e këtyre grupeve janë terësisht kriminale, cenojnë rëndë rendin kushtetues dhe përmes shantazheve pengojnë bashkëpunimin e qeverisë me qytetarët serbë në Kosovë.

Mësohet se ministri për Komunitete dhe Kthim ka kërkuar që mos të nxitohet me marrjen e vendimeve duke theksuar se nevojitet një qasje më diplomatike. Megjithatë, pas diskutimeve qeveria e Kosovës i ka shpallur dy grupimet e sipërpërmendura ‘organizata terroriste’.