Këshilli Kombëtar i Territorit zbardhi njoftimet për katër mbledhje të fundit të saj të mbajtura nga shtatori në nëntor, ku ndër të tjera bien në sy një seri projektesh kulla të kryesisht mbi 20 kate.
Bëhet fjalë për projekte ku një pjesë janë të njohura tashmë dhe mund të kenë kaluar një hallkë paraprake miratimi të lidhur me leje zhvillimi apo ndërtimi si dhe nisjen e fazave të tjera të ndërtimit pas fazës së parë.
Ndër të tjera, qeveria duket se ka dhënë miratimin edhe për dy projekte kullash të sajat, ku e para është ajo në bulevardin Zhan D’Ark. Bëhet fjalë për një nga disa projektet që do të zhvillohen si pjesë e pronave shtetërore në bashkëpunim me privatin ku do të jepet toka për të përfituar sipërfaqe ndërtimi që do të përdoret për zyra. Total sipërfaqja e ndërtimit parashikohet 51 388 m2 ku zyra do të jenë 4915 metra bashkë me hapësirën e përbashkët të jashtme.
Projekti tjetër i ngjashëm me atë tek Zhan Dark është ai që do të ndërtojë zyrat për Agjencinë Shtetërore të Kadastrës tek rruga Panorama pranë shkollës Harry Fultz. Ky projekt do të jetë 54 metra i lartë dhe do të zhvillojë dy sipërfaqe ndërtimi njëra 27 925 metra dhe tjetra 24 925 metra. Kostoja e këtij projekti llogaritet 31 milionë euro.
Të tjera projekte që bien në sy janë një ndërtim 30 kate në zonën e Kamzës, një tjetër 44 kate në rrugën Asim Voksi apo 44 dhe 55 kate në rrugën Dritan Hoxha.
Përveç projekteve të ndërtimeve disa dhjetëra kate KKT ka miratuar në mbledhjet e saj të fundit disa projekte për impiante fotovoltaikë, projekte në infrastrukturë të cilat tashmë kanë filluar zbatimin prej kohësh në terren si zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës por edhe disa ndërtime me qëllime turistike në disa zona në bregdet. Po kështu në rrethina të Tiranës janë miratuar projekte rezidenciale kryesisht me tipologji vilash ose katesh të ulëta.
Katër mbledhjet e fundit të KKT dhe vendimet në rendin e ditës sipas datave:
Mbledhja 20.11.2024
Leje Zhvillimi për objektin: “Klaster i administratës publike”, me vendndodhje në Njësinë Administrative TR/167 si dhe “Godinë polifunksionale me 2 korpuse”, me vendndodhje në Bulevardin “Zhan d’ark”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues Korporata e Investimeve Shqiptare.
Leje Zhvillimi për objektin: “Godina e Kadastrës Shtetërore dhe Lift Tower”, Loti 2, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues Korporatën e Investimeve Shqiptare.
Leje Zhvillimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbimi, 1-30 kate mbi tokë me 3 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Kastriotët”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Pajtoni” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Sun Moon Star” – Strukturë shërbimi banimi dhe hotelerie me 1, 2, 9 dhe 44 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Asim Vokshi”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Alpoint” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Hoteleri dhe apartamente nga 5 kate deri ne 25 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Shëngjin, Bashkia Lezhë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Belhaus” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë shërbimi dhe banimi me 20 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendodhje në Rrugën “Musa Agolli”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Marko 2” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë multifunksionale, shërbim, hoteleri, banim 44 dhe 55 kate mbitokë dhe 5 kate nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Dritan Hoxha”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Nova Construction Group” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial dhe shërbime tregtare me 23, 25 dhe 27 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë”, me vendndodhje Sheshi Shqiponja, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Hein – Invest” sh.p.k.
Mbledhja 8.11.2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Tirana Arena Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Godinë multifunksionale “Barcelona Tower”, me vendndodhje në Rrugën “Ibrahim Rugova”, Bashkia Tiranë”, me subjekt zhvillues shoqërinë “Bami Holdings” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Garda Tower”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Artech Group” sh.p.k. dhe “Hasalami” sh.p.k.
Mbledhja 4 Tetor 2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Objekt banimi dhe shërbimesh 5 – 20 kate mbi tokë me 4 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Rrugën “Liman Kaba”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “TDT & Partners” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Floëer Toëer”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Ober” sh.p.k, “Kleal Invest” sh.p.k dhe “Xhajs Tirana” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale “Eyes of Tirana” 6, 8, 9, 10,12, 23 dhe 31 kate mbi tokë, me 7 kate nëntokë, Faza 1, në kryqëzimin e rrugës së Kavajës dhe rrugës së Durrësit, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ideal Construction” sh.p.k.
Mbledhja 25.09.2024
Leje Ndërtimi për objektin: “Puzzle Tirana”, Strukturë Banimi, Shërbimesh dhe Hoteleri 1 deri në 20 kate mbi tokë me 6 kate parkim nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Medar Shylla”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqëritë “Daton” sh.p.k, “Lunor” sh.p.k, “Innovex” sh.p.k dhe “Texas Development” sh.p.k
Leje Zhvillimi për objektin: “Tirana East Tower Residence”, strukturë shërbimi, banimi dhe hotelerie me 3, 35 dhe 36 kate mbi tokë, me 4 kate nëntokë, me vendndodhje në Rrugën “Gramoz Pashko”, Bashkia Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Geo Construction” sh.p.k
Leje Ndërtimi për objektin: “Kompleks rezidencial shërbime dhe hoteleri 2 dhe 23 kate mbi tokë, me 3 kate parkim dhe shërbime nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Vlorë, me subjekt zhvillues shoqëritë “EN Construction” sh.p.k. dhe “Dakz” sh.p.k.
Leje Ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimesh me 12 – 30 kate mbi tokë dhe 4 kate nëntokë”, me vendndodhje në zonën e “Unazës së Re”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Ere Architecture & Construction” sh.p.k.