Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për të hapur ambasadën shqiptare në Kiev. Vendimi iu komunikua pak ditë më parë presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky nga vetë kryeministri Edi Rama në një bisedë telefonike.
Ndër vendimet e tjera është njohja e kualifikimeve universitare në Ballkanin Perëndimor, nisja e procedurave për ndërtimin e 3 stadiumeve në Korçë, Vlorë dhe Durrës, si dhe emërimi i Gjergj Prevazit si drejtor i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.