Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të tërhiqen nga marrëveshja e njohur si “Qiejt e Hapur” që lejon fluturime të paarmatosura të mbikëqyrjes ajrore mbi disa vende.
Traktati hyri në fuqi në 2002 dhe është krijuar për të rritur besimin dhe sigurinë kundër sulmeve të mundshme.
Por zyrtarë të lartë amerikanë thanë që vendi po tërhiqej për shkak të shkeljeve të përsëritura nga pala ruse.
SHBA do të tërhiqen zyrtarisht nga marrëveshja brenda gjashtë muajsh, thanë zyrtarët.
Ministria e Jashtme e Rusisë këmbëngul se nuk e ka shkelur traktatin dhe se do të ishte keqardhje nëse SHBA do të tërhiqej, duke shtuar se administrata Trump po punonte për të “prishur të gjitha marrëveshjet për kontrollin e armëve”.
Rreth 35 kombe janë anëtare në traktat, përfshirë Rusinë, Kanadanë dhe Mbretërinë e Bashkuar.
Aleatët e NATO-s dhe vendet e tjera si Ukraina kanë bërë presion ndaj Uashingtonit që të mos largohet nga traktati dhe se vendimi i Trump mund të përkeqësojë tensionet brenda Aleancës.
Traktati i Qiejve të Hapur, i propozuar nga Presidenti i SHBA-ve Dwight Eisenhower në 1955, u nënshkrua në 1992 dhe hyri në fuqi në 2002.