Ndërtesat shumëkatëshe ende konsiderohen për një pjesë të popullsisë të pëlqyeshme, madje edhe magjepsëse, por ekspertët nga ana tjetër tërheqin vëmendjen për koston e lartë mjedisore në ndërtimin e tyre.
Një nga këta është inxhinieri Tim Snelson, sipas të cilit ndërtesat e larta jo vetëm që kërkojnë shumë mund për t’u ndërtuar, por gjithashtu ato konsumojnë shumë energji, dhe vetëm për përdorimin e ashensorëve ato kërkojnë zakonisht 20% më shumë energji se sa ndërtesat me lartësi mesatare.
Mirëpo, nëse do të ndalonim së ndërtuari, a do t’ua ndjente vallë kush mungesën?
Qiellgërvishtëset shpesh tregojnë korrupsion
Në shumicën e rasteve në këto ndërtesa apartamentet shiten për pamjet që ofrojnë dhe çuditërisht kostoja e një apartamenti rritet sa më shumë ngjitemi me kate. Megjithatë, duhet pranuar, pamja që ofrojnë mund të jetë fantastike. Por, përjetimet si tërmetet apo nevoja për ambiente të hapura dhe të gjelbëruara i kufizon aspektet pozitive, pasi arkitektura nuk ka të bëjë vetëm me gjërat që mund të kënaqin syrin.
Ndërkohë ndërtimi i kullave vazhdon. Në Jeddah të Arabisë Saudite, në mes të shkretëtirës qëndron një karabinah dhe përfundimi i kësaj qiellgërvishtëseje nuk dihet se kur do të përfundojë, pasi pronari i saj është arrestuar disa herë për korrupsion.
Edhe nëse do të përfundojë një ditë, nuk do të përfaqësojë për asnjë moment kulturën e vendit, por vetëm interesat personale të biznesmenëve.
Në Britani, ndërtesat e larta janë shenja të planifikimit të dështuar urban. Arkitektët kanë dështuar të krijojnë hapësira të rehatshme për të jetuar. Madje, qiellgërvishtëset u japin popullsisë ndjesinë e parave të tepërta dhe të pista që përfundojnë si projekte kullash. Nga ana tjetër, qytetarët mendojnë se një urbanistikë e tillë, pra rrethimi nga ndërtesa mbytëse, nuk është civilizim.
Inxhinieri Tim Snelson shprehet se ndërsa përparimi kolektiv i civilizimeve ndër shekuj matet kryesisht nga aftësia për të ndërtuar më shumë, më shpejt dhe më lart, shoqëria ka arritur në atë pikë ku duhet të vendosë kufijtë mbi veten e saj.
Snelson thotë se duhet të sfidojë modernizimin e dëmshëm, duke krijuar ndërtime të qëndrueshme në kohë.
“Në të kundërt do të shkatërrohet trashëgimia dhe do të rrezikohet e ardhmja. Dhe vallë vërtet do të dëshironim të jetonim në njërën prej këtyre gjërave?”, tha ai./ The Guardian