Një event astronomik i rrallë pritet të ndodh ditën e nesërme në mesditë, ku dielli do të mbulohet për disa minuta nga hëna.
Eklipsi do të shihet tepër qartë në Kanada, Groenlandë dhe Rusi, ndërsa në vendin tonë do të mund të shihet vetëm një ndryshim i vogël i dritës mes orës 11.15 minuta dhe orës 13.20 minuta.
Për të gjithë adhuruesit e këtyre momenteve këshillohet që fenomeni i këtij eklipsi të mos shihet me sy të lirë.
Eklipsi diellor i 25 tetorit është pjesë e të ashtuquajturës familje Saros, një seri eklipsesh të ndara nga njëri-tjetri me një interval prej 6585 ditësh, i barabartë me 18 vjet, 10 ditë dhe 8 orë (ose 18 vjet, 11 ditë dhe 8 orë, në varësi të sa vite të brishta bien në intervalin kohor).
Të gjitha eklipset që i përkasin familjes Saros janë shumë të ngjashme me njëri-tjetrin, pasi Hëna është afërsisht në të njëjtin pozicion në lidhje me nyjen e saj (pika, domethënë, ku orbita e satelitit tonë kryqëzon atë të Tokës) dhe në të njëjtën distancë nga Toka.