Një tigër siberian, i cili prej kohësh konsiderohet si i rrezikuar, është shfaqur për habinë e të gjithëve rreth 1300 kilometra larg habitatit të tij të zakonshëm.
Ai është fotografuar në një nga zonat më të ftohta në të gjithë botën, në Yakutia, Rusi ndërsa është hera e parë pas 50 vitesh që një tigër Amur shfaqet në këtë rajon.
Grabitqari është pikasur pasi ka lënë gjurmë të dukshme përreth gjithë zonës, gjë që sipas kujdestarëve për faunën në Rusi, tregon se tigri është në gjendje të mirë fizike dhe në kërkim të një territori të ri.
Me gjithë përpjekjet për t’i mbrojtur, në botë aktualisht janë rreth 600 tigra Amur, të përqendruar kryesisht në lindjen e largët të Rusisë dhe një pjesë në Kinën verilindore dhe Korenë e Veriut.