Shtatë gra dhe vajza të huaja të vrara, disa trupa të pajetë të gjetura në fund të një liqeni. Rasti i serial killerit të parë në Qipro po trondit ishullin, jo vetëm nga pikëpamja meskine por pasi kjo çështje nxori në pah një mosfunksionim të policisë e akuzuar për indiferencë kundrejt emigrantëve.
Që nga mesi i muajit prill, mediat qipriote i kushtuan një vend të veçantë në kryetitujt dhe editoralet e tyre ecurisë së hetimet për shtatë vrasjet e pranuara nga Nicos Metaxas, një oficer ushtrie i moshës 35 vjeç.
”Për qipriotët zbulimi i një serial killeri brenda rrethit të tyre shoqëror është diçka e pazakontë. Ky është rasti i pari që prej pavarësisë së ishullit në 1960”, thekson Andreas Kapardis, kriminolog dhe pedagog i merituar në Universitetin e Qipros, në Nikozi.
Deri në momentin e dhënies së dëshmisë të vrasësit të dyshuar, viktimat katër shtetase filipinase përfshirë nënën dhe vajzën e saj gjashtë vjeçe, një rumune dhe vajzën e saj 8 vjeçe si dhe një grua e identifikuar nga Nepali, rezultonin të zhdukura. Policia e kishte mbyllur shumë shpejt dosjen e tyre në mungesë të provave.
“Sa më shumë po avancon hetimi, aq më shumë zbardhet çështja se policia i ka neglizhuar kërkimet pasi bëhej fjalë për gra emigrante”, denoncon pranë medias, Maria Mappouridou një qipriote 43 vjeçe.