Një apartament me qira në Tiranë kushton shumë.
“Unë jam Nikola, 23 vjeçe kam tre vite që jetoj në Tiranë.”
-Për herë të parë në cilën zonë të Tiranës ke jetuar dhe sa ka qenë qiraja?
“Kam jetuar në “ Don Bosko” qiraja e parë ka qenë 250 euro për një apartament 1+1.”
-Në këto tre vite sa shtëpi ke ndërruar?
“Kam ndërruar gjithsej 10 shtëpi dhe çmimet startonin nga 250 euro, deri vjet ti mund të gjeje apartamente të tilla, ndërsa tani startojnë me 300 euro mund të themi për një mobilim komod.”
Nikola thotë se në Europë apartamentet me qira janë shumë herë më pak. “Kam jetuar dhe një vit në Spanjë dhe shtëpia që kisha atje ishte ngjitur me katedralen në qendër, çmimi i qirasë ishte 340 euro në muaj. Sa është paga mesatare atje? Minimumi 700 euro”, shton Andoni.
Sipas agjentes imobiliara Orgerta Bala në Tiranë çmimet e qirasë në vit rriten me 50 Euro. “Para tre vitesh sa ke qenë apartamenti më i liri që ke dhënë me qira? Ka qenë 150 euro.”
-Po tani?
“Është një apartament në Rr.Kavajës 300 euro bosh. Në Tiranë ka shumë apartamente, por nuk janë më çmime reale janë më 500-700 Euro apartamente 2+1 që një familje shqiptare nuk mund ta përballoj.”
Apartamenti 54 metra katrorë që mori Nikola ndodhet në zonës e Myslym Shyrit, dhe do ta paguaj atë 350 euro në muaj. Po hyrja në këtë shtëpi do t’i rëndojë shumë 23-vjecares, në bazë të kontratës që ajo ka nënshkruar duhet të japë 1.175 euro.
“Aktualisht kemi një kontrate dy vjeçare dhe qiradhënësi ka kërkuar garanci dy muaj dhe një muaj qira. Në këtë rast agjensia nga qiradhënësi merr një muaj qira ndërsa nga qiramarrësi gjysmë muaji”, shton Balla.
Paga mesatare në vendin tonë është 52.000 mijë lek të reja, me këto të ardhura mund të paguash vetëm faturën e qirasë dhe atë të uji./ TCH