Një karikaturë po bëhet simbol i dhimbjes që po shprehet në të gjithë botën përmes rrjeteve sociale, për shkatërrimin e katedrales së Notre-Dame në Paris, e cila u përfshi nga flakët.
Në këtë karikaturë shfaqet Quasimodo, kurrizoja i Katedrales, heroi tragjik në romancën historikë të Victor Hugo, Notre-Dame de Paris, i cili përqafon duke qarë “shtëpinë e tij”.