Mardin është një nga qytetet e Turqisë juglindore, ku historia mijëravjeçare është e dukshme në çdo cep.
Muret e vjetra prej guri kumbojnë zërin e bisedave në arabisht, sirianisht, armenisht, kurde, turqisht dhe aramaisht.
Kjo e fundit, një gjuhë e lashtë semite që dikur besohej se ishte përdorur nga Jezusi.
Ky qytet ka një bukuri të mahnitshme.
Në Mardin, një tjetër ndërtesë e lashtë është kështjella, e cila gjatë periudhës romake qyteti quhej Marida, një fjalë e lashtë neo-arameike që do të thotë kështjellë.
Ndërtesat e lyera më bojë të bardhë formojnë një linjë tarracash të ndërtuara në një kodër, që shikohet përtej fushave deri në Siri, shkruan CNN.
Banorët e zonës ndjekin traditat e lashta dhe përdorin rrushin rajonal për të prodhuar verëra krejtësisht të ndryshme nga vendet e tjera.
Arabët e lashtë e quajtën këtë qytet si shtëpia e tyre, por në shekullin e 4-të u bë një vendbanim i rëndësishëm i krishterë, i krijuar nga sirianët, ku më pas erdhën romakët dhe bizantinët.
Kur sulltani Selim i Perandorisë osmane mori pushtetin në vitin 1517, kishte ende një popullsi të krishterë që jetonte në atë qytet.
Sot Mardini ka një atmosferë dhe shije unike për shkak të prejardhjes së ndryshme etnike dhe fetare.
Xhamia është një shembull sublim arkitekturor nga periudha Artukid, ndërsa Medreseja, një shkollë fetare, daton nga viti 1385.